Vilë 4 kate në shitje e ndodhur në Surrel, pranë Malit të Dajtit, në një nga zonat me të preferuara për të jetuar, midis qetësisë, gjelbërimit dhe ajrit të pastër që ofron ambienti përreth, shumë pranë aksit kryesor rrugor dhe me dalje direkte tek Rruga Nacionale Tiranë-Dajt.
Zona e Surrelit në vitet e fundit ka pasur zhvillim, kryesisht si zonë rezidenciale për banim individual, vila, shtëpi private, ambiente të gjelbra, toka etj. Ka pranë liqenin e Surrelit dhe shesh rekreativ si dhe shtigje natyrore të shumta. Në afërsi të vilës ka shërbime të ndryshme si “Lila Market”, “Eida” Gas Station, “Ceren Ismet Shehu”, restorant “New York Grill”, restorant “Lugina e Surrelit” etj. Gjithashtu në Surrel ndodhet dhe shkolla e mesme e bashkuar “Ymer Lala”.
Vila ka arkitekturë tradicionale, muret e jashtme janë të veshura me gur dekorativ. Në ambientet e brendshme ka piktura me afresk dhe ekspozicione me veshje origjinale të popullsisë së vjetër të Tiranës. Dyshemeja është e shtruar me dru bambuje. Në dysheme dhe në mure janë shtruar edhe gurë mozaiku me motive tradicionale. Ashensor për 4 katet e vilës. Vila disponon pishinë të madhe të veshur me pllaka gres porcelan. Ka oborr të gjelbëruar me shumë pemë dekorative e frutore dhe një gazebo brenda gjelbërimit.
Vilë 4 kate me pishinë në shitje, me sipërfaqe totale ndërtimi 700 m2 + sipërfaqe oborri 2000 m2. Kati i parë organizohet nga ambient gatimi + ngrënie + ndenje për 10 persona dhe tualet. Kati i parë ka dalje në verandë, e cila ofron ndenje për 10 persona dhe furrë druri për pica. Kati i dytë organizohet nga dhomë gjumi + tualet, lavanderi, ambient magazinimi, depo për depozitat e ujit dhe materialet ndihmëse për mirëmbajtjen e vilës. Në katin e tretë organizohet nga holli, ambienti i ndenjes me oxhak, ambient ngrënie, ambient rekreacioni me piano, dy dhoma gjumi + tualet secila dhe verandë e madhe. Në katin e katërt organizohet nga 3 dhoma gjumi + tualet me dritare secila + ballkon.
Vila disponon parkim për 4 makina.