Ambient biznesi në shitje në një nga zonat më të kërkuara dhe me zhvillim të lartë të Tiranës, në Sheshin “Wilson”, me pamje direkte mbi shesh dhe mundësi shumë të mira reklamimi.
Prona ndodhet në një pozicion strategjik në zonën e ish-Bllokut, me akses të shpejtë drejt qendrës së Tiranës, Parkut të Liqenit, akseve kryesore të qytetit dhe institucioneve të rëndësishme.
Ambienti ndodhet në katin e parë mbi katin e dyqaneve, duke ofruar akses të lehtë dhe dukshmëri të lartë. Sipërfaqja prej 230 m² neto (250 m² bruto) krijon mundësi të mira organizimi dhe përshtatjeje sipas nevojave të aktivitetit.
Orientimi Jug-Lindje, vetratat e xhamit dhe pamja e lirë sigurojnë ndriçim të bollshëm natyral gjatë ditës.
I përshtatshëm për:
• Zyra dhe kompani
• Klinika dhe qendra shërbimi
• Studio profesionale
• Showroom
• Dyqan
• Biznese të ndryshme shërbimi
• Investim për dhënie me qira
Zona është e konsoliduar dhe ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe faciliteteve, përfshirë shkolla, kopshte, çerdhe, supermarkete, bare, kafene, restorante dhe shërbime të ndryshme tregtare.
Pozicioni në Sheshin “Wilson”, sipërfaqja e konsiderueshme, kati i ulët, pamja dhe mundësia e reklamimit e bëjnë këtë pronë një alternativë të përshtatshme si për zhvillimin e një aktiviteti biznesi, ashtu edhe për investim afatgjatë.
Prona disponon çertifikatë pronësie.