Shitet tokë te Gjiri i Lalzit me vendodhje shumë të mirë, afër me rrugën kryesore, shumë prane detit dhe pranë rezidencës "San Pietro", në plazhin ranor të detit Adriatik, në një zonë të paprekur nga turizmi masiv, të rrethuar nga pishat e larta dhe me një klime që ofron 300 dite me diell.
Është vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelberim dhe ajer të paster, pranë freskisë së detit, vetem 40 KM nga Tirana, 35 KM nga aeroporti “Nene Tereza” edhe 260 KM nga Prishtina. Ka pranë disa struktura turistike dhe shërbimi si Melia, Mövenpick hotel, Lura 1 Complex, Valamar Residence, Lalzit Hills Apartaments, Gaia Mare, market Gjiri i Lalëzit, market Miri etj, dhe në afërsi gjenden Duka Winery & Vineyard, La Réserve by Duka Winery & Vineyard dhe zona e Topana Lake.
Tokë në shitje me sipërfaqe totale 2360 m2. Ka formë kuadratike dhe akses për tek rruga kryesore.
Toka mund të përdoret për kompleks të vogël vilash turistike, agroturizëm me njësi të vogla akomodimi/restorant/kopsht/hapsirë rekreative/zona të gjelbra, mbjellje pemësh frutore etj.
Mundësi shumë e mirë investimi afatgjatë dhe me vlerë të shtuar në kohë.
Me çertifikatë pronësie.