Vilë në shitje, në një rezidencë të re pranë liqenit Artificial, pranë gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë. Zona karakterizohet nga komplekse rezidenciale me vila, komplekse banimi dhe hapësira të gjelbra duke e bërë kështu një zonë mjaft të kërkuar për banim.
Ka pozicion shumë të favorshëm me dalje në aksin Tiranë-Elbasan si dhe me qendrën e Tiranës, Liqenin Artificial, Unazën, Sauk dhe TEG-un. Ofron facilitete dhe shërbime të ndryshme si International Montessori School Tirana, Vet Hospital, 3D Hotel, Forest Residence, AlaTurca Premium Turkish Restaurant, liqeni Xhabrahim etj.
Rezidenca ofron punime shumë cilësore, mirëmbajtje, siguri 24 orë dhe komunitet të zgjedhur.
Vilë 2 kate + bodrum në shitje, me sipërfaqe ndërtimi 329.7 m2 + sipërfaqe parcele 257.05 m2, me orientim veri-jug-lindje-perëndim. Në katin përdhe organizohet nga hyrja, ambient ndenje + gatim + ngrënie me dalje në oborr, zyrë dhe tualet dite. Në oborr ka pishinë dhe ambient pushimi. Kati i parë organizohet nga dhomë matrimoniale + garderobë + tualet, 2 dhoma gjumi, tualet dite dhe ballkon. Tarraca e shfrytëzueshme ku ndodhet jacuzzi, sauna, ambient ndenje dhe një zyrë. Kati -1 organizohet nga ambient open space që mund të bëhet ambient ndenje + ngrënie ose palestër, ambient teknik, lavanderi, garderobë, kantinë dhe tualet.
Mundësi parkimi për 2 makina.
Çmimi i vilës 800,000 Euro pa punimet e brendshme.
Nësë do të shitet sëbashku me punimet çmimi është 990,000 Euro.