Jepet me qira zyrë me sipërfaqe 80 m² neto, e pozicionuar në një nga zonat më të preferuara të Tiranës për zhvillimin e aktivitetit të biznesit, në kryqëzimin e rrugëve “Ismail Qemali” dhe “Sami Frashëri”, në zemër të zonës së Ish-Bllokut.
Prona ndodhet në një pozicion shumë të favorshëm, buzë rrugës kryesore, me ekspozim të mirë dhe mundësi reklamimi, duke ofruar akses të lehtë dhe vizibilitet për biznesin.
Zyra ndodhet në katin +1 dhe organizohet në:
• 2 ambiente të veçanta për zyra
• 1 tualet
• Ballkon
• Verandë prej 110 m²
Ambienti është i pajisur me sistem ngrohje-ftohje në çdo ambient, parket dhe ndriçim modern, duke krijuar një hapësirë komode dhe funksionale për aktivitete të ndryshme profesionale.
Avantazhet e zonës:
Vendndodhja ofron akses të shpejtë drejt qendrës së Tiranës dhe institucioneve kryesore, ndërsa në afërsi gjenden Kryeministria, institucione arsimore dhe sociale, supermarkete, shkolla, kopshte, çerdhe, bare, kafene, restorante dhe shërbime të ndryshme.
Zona karakterizohet gjithashtu nga infrastrukturë e përshtatshme për këmbësorë dhe biçikleta, si dhe nga një aktivitet i lartë urban dhe tregtar, duke e bërë këtë pronë një zgjedhje të përshtatshme për zyra, kompani shërbimi, studio profesionale, agjenci, konsulencë dhe aktivitete të tjera biznesi.
Çmimi është neto.