Jepet me qira apartament 2+1 pranë rrugës “Myslym Shyri”, në një nga zonat më të preferuara të Tiranës. Apartamenti ka akses të shpejtë drejt qendrës së qytetit dhe Unazës se vogel.
Zona është e zhvilluar dhe ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe faciliteteve, si supermarkete, shkolla, kopshte, çerdhe, bare, kafene, restorante, shërbime të ndryshme, si dhe akses të lehtë në rrugët kryesore.
Apartamenti ndodhet në pallat me ashensor dhe administrim shumë të mirë.
Apartament 2+1+2 me qira me sipërfaqe 98 m2 kati i 2-të, me orientim lindje. Organizohet nga ambient ndenje + ngrënie, kuzhinë e veçuar, dhomë matrimoniale + tualet, dhomë gjumi, tualet dite dhe 2 ballkone (njëri i mbyllur me xhama).
Jepet i mobiluar.