Pershkrimi i Prones

Apartament premium me pamje nga deti në Lungomaren e Vlorës, në një nga zonat më të frekuentuara dhe me zhvillim, pranë Vlora Marina dhe afër vijës bregdetare të detit Adriatik. Ka një pozicion strategjik me aksese të shumta të investimeve infrastrukturore që po zhvillohen në afersi, sic është Aeroporti Ndërkombëtar i Vlores vetëm 18 KM larg dhe 102 km larg nga Tirana.

Zona karakterizohet nga komplekse rezidenciale, turistike, akomoduese, tregëtare e shërbime të ndryshme. Vendodhja përgjatë shëtitores dhe afërsia me detin e bën pronën shumë të favorshme si për banim ose për investim duke siguruar lidhje të drejtpërdrejtë me akset e qytetit si dhe me plazhin. Ka pranë hapsira të shumta publike, shëtitore, zona të gjelbra, ambiente pushimi etj.

Ofron shërbime dhe facilitete të ndryshme në afërsi si Pastiçeri Likaj, Marea Supermarket, Conad, Cristal Farma, Farmaci Ditë e Natë, ABI Bank, Raiffeisen Bank, furra buke, pastiçeri, bare- restorante etj. Gjithashtu ofrohen shërbime turistike si Vlora Boat Trip të cilat lidhen me aktivitetin turistik dhe detar.

Apartamenti ofron punime cilësore, është i shtruar me parket ndërsa kuzhina me pllakë, ka sistem ngrohje me kaldajë shumë cilësor e instaluar në tarracë dhe ka sistem furnizimi me naftë nëpërmjet një tubacioni të dedikuar, ka depozitë uji 3000 L e dedikuar vetëm për apartamentin, gjithashtu në tarracë janë të vendosur motorrat e kondicionerëve dhe bolieri.

Apartament premium 3+1 me pamje nga deti në shitje, me sipërfaqe neto 206 m2 + sipërfaqe e përbashkët 26 m2 + sipërfaqe verande 178 m2, kati i 8-të i fundit, me orientim lindje-jug-perëndim. Organizohet nga ambient ndenje me pamje deti, kuzhinë e veçuar + ngrënie me ndriçim natyral, dhomë matrimoniale + garderobë + tualet me dritare, dhomë gjumi + tualet me dritare, dhomë gjumi tjetër, tualet dite dhe verandë e madhe. Të gjitha ambientet kanë dalje në verandë. Sipërfaqa e verandës është me çertifikatë pronësie që do të thotë që mund të kthehen në ambient banimi. Ka dhe një depo në hyrjen e apartamentit.

Disponon garazh të mbyllur në katin 0.

Mundësi shumë e mirë investimi për banim, akomodim turistik ose për përdorim sezonal.

Me çertifikatë pronësie.

Çmimi i apartamentit 800,000 Euro + 30,000 Euro garazh = 830,000 Euro

Detajet e Prones

Cmimi €: 800,000 €
Qyteti: Vlorë
Lloji: Prona ne bregdet
Kati: 8
Katet: 8
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 384 m2
Sip. Totale: 410 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 3
Ka hipoteke: Po
Viti i ndertimit: 2008
Referenca: INF2006

Karakteristikat

Qendra qytetit
Pamje nga deti
Vendndodhje
Whatsapp