Shitet ambient për zyra në fillim të Rrugës së Komunës së Parisit, në një pozicion shumë të favorshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme profesionale dhe biznesit.
Ambienti ndodhet në katin e parë mbi dyqane dhe ofron një sipërfaqe prej 900 m² neto dhe 1,000 m² bruto, me lartësi 3.2 m.
Organizimi i hapësirës mund të përshtatet sipas nevojave të blerësit, duke u ndarë në ambiente të veçanta ose duke u organizuar si open space. Prona disponon dy hyrje të veçanta, duke mundësuar edhe ndarjen në dy njësi të pavarura.
Karakteristikat kryesore:
•Vendndodhje: Fillimi i Rrugës së Komunës së Parisit
•Sipërfaqe neto: 900 m²
•Sipërfaqe bruto: 1,000 m²
•Kati: I pari mbi dyqane
•Lartësia: 3.2 m
•Mundësi organizimi sipas kërkesës
•Dy hyrje të veçanta, mundësi ndarjeje në dy njësi
I përshtatshëm për showroom, zyra, seli biznesi, qendra shërbimesh, klinika, institucione apo aktivitete të tjera profesionale.
Për më shumë informacion dhe për një vizitë në pronë, ju lutemi të na kontaktoni.
Me certifikatë pronësie