Jepet apartament 2+1+2 me qira, i cili ndodhet në zemër të Tiranës fare pranë Sheshit Skënderbej, Pazarit te ri, Parlamentit etj. Një ndër zonat më të kërkuara, e cila vetëm me rrugë këmbësore lidhesh lehtësisht me akset kryesore të kryeqytetit, me institucionet shtetërore, arsimore dhe kulturore.
Vendodhja ofron zona të dedikuara për këmbësorë, bicikleta, qendra tregtare, shkolla, kopshte/cerdhe, bar/kafe, restorante sherbime të ndryshme etj.
Apartamenti ofron punime shume cilesore, me sistem kondicionimi, i shtruar me parket mobiljet dhe hidrosanitaret shume te mira, dritaret me grila etj.
Apartament 2+1+2 me qira, me sipërfaqe 110 m2, kati i 7-të me orientim jug-lindje. Organizohet nga ambient ndenje + ngrënie, kuzhinë e veçuar, dhomë matrimoniale + tualet, dhomë gjumi, tualet dite dhe ballkon.
Jepet i mobiluar.