Pershkrimi i Prones

Një nga projektet më të reja të banimit në Tiranë, i pozicionuar buzë rrugës “Prokop Mima” dhe vetëm 30M nga rruga “Liman Kaba”. Ka vendodhje shumë të mirë pranë Parkut Olimpik të Tiranës dhe Liqenit Artificial.

Pozicionimi në një zonë urbane të konsoliduar, me shërbime, biznese, institucione arsimore dhe tregtare në afërsi, e bën këtë projekt një zgjedhje të përshtatshme si për banim, ashtu edhe për investim afatgjatë. Prane kesaj zone ndodhen shkolla 9-vjeçare “Fenix”, gjimnazi “Guinness”, gjimnazi “Kristaq Rama” dhe çerdhja nr. 33 “Princesh Huria” etj. Gjithashtu ofron shërbime të ndryshme në afërsi si Parku Olimpik, BIG Market Olimpiku, Zgara Korçare, Kristal Center, Parku i Liqenit dhe akses shumë të lehtë në Unazë.

Projekti parashikohet si Objekt me funksione komplekse, shërbimi, hoteleri dhe rezidenciale me 5, 6 dhe 25 kate mbitokë dhe 5 kate nëntokë. Me një fasadë e gjitha prej xhami, synon të jetë një ndërtesë prestigjoze. Çdo hapësirë do të ofrojë ndriçim natyral, komoditet dhe standarte të larta ndërtimi. Do të përfshijë ambiente tregëtare, dyqane, restorante, shërbime e hapësira të tjera.

Dyqan në shitje me sipërfaqe neto 88 m2 (bruto 110 m2) kati përdhe. Organizohet nga ambient open space dhe mund të ndahet sipas nevojave. Ka fasadë ballore 7.5M dhe lartësi 5M.

Mundësi shumë e mirë banimi ose investimi dhe është i përshtatshëm për call-center, zyra, dyqan etj.

Parashikuar të përfundojë në vitin 2029.

Detajet e Prones

Cmimi €: 1,170,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Dyqan
Katet: 25
Sip. e brendshme: 88 m2
Sip. Totale: 110 m2
Viti i ndertimit: 2029
Referenca: INF2018
Vendndodhje
Whatsapp