Apartament 1+1 në shitje, tek projekti më i ri që po ndërtohet përgjatë vijës bregdetare të Adriatikut, vetëm 250 metra larg detit, në plazhin e Golemit, një nga zonat turistike më të zhvilluara vitet e fundit. Vetëm 1 Km nga Mali i Robit, 2 KM nga Shkëmbi i Kavajës dhe rreth 10-15 KM nga Durrësi.
Godina do të zhvillohet nga Prime Capital dhe do të ofrojë punime shumë cilësore, me teknologji të re, mure betoni dhe sistem kapot me termoizolim.
Në këtë zonë ka pasur një zhvillim të madh në sektorin e ndërtimit kryesisht me rezidenca banimi, komplekse vilash dhe hotele duke e kthyer në një destinacion tërheqës turistik si për të huajt dhe për vendasit. Zona në afërsi ka plazhe publike dhe private me akses të shpejtë nga prona, “Bonita Luxury Resort” me 5 yje, Hotel “Epidamn White Sensation”, “Aroma Bay”,“Alto Mare” Restorant, “Spar”, “Supermarket GEA”, “CONAD”, etj. Në afërsi gjithashtu ndodhen dhe disa institucione arsimore dhe shëndetësore si Shkolla 8-vjeçare Golem, Shkolla e Përgjithshme Golem dhe Shkolla Profesionale “Charles Telford Erikson”, Qendra Shëndetësore Golem, si dhe disa klinika dentare.
Apartament 1+1 në shitje, me sipërfaqe neto 54.5 m2 (bruto 63.3 m2), kati +1. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, dhomë gjumi, tualet dhe ballkon.
Shitet dhe një post parkimi me vlerën 22,000 Euro në katin -1.
Çmimi i apartamentit 107,600 Euro.
Mundësi shumë e mirë banimi për përdorim personal gjatë sezonit veror, dhënie me qira afatshkurtër ose investim afatgjatë dhe rritje e vlerës së pronës.
Mënyrat e pagesës:
35% Firmë
30% Karabina
25% Rifinitura
5% Hipoteke
Parashikuar të përfundojë brenda vitit 2027.