Pershkrimi i Prones

Durres Yacht Marina, një nga destinacionet më luksoze bredgetare të Mesdheut, me një vendodhje të shkëlqyer pak hapa larg plazhit. Ndodhet vetëm 31 KM larg Aeroportit “Nënë Tereza”, 40 KM larg nga Tirana, 166 KM nga Podgorica, 265 KM nga Prishtina, 342 KM nga Shkupi dhe 235 KM nga Bari.

I zhvilluar nga Eagle Hills, Durrës Yacht & Marina është një nga zhvillimet më të mëdha dhe më ambicioze buzë ujit në Evropë. Projekti kombinon rezidenca luksoze, një marinë të klasit botëror, hotele me 5 yje, restorante dhe hapësira publike të gjalla, duke e bërë një nga mundësitë më të forta të investimit afatgjatë në bregdetin e Adriatikut.

Ndërtesat ofrojnë pamje mahnitëse të detit blu përforcuar nga ndërtimi me cilësi të lartë dhe komoditetet që do krijojnë një përvojë jetese si askund tjetër. Apartamentet kanë lartësi 2.67 m të tavanit dhe 2.4 m lartësi të dritareve. Rezidenca do të ofrojë shërbime të ndryshme prestigjoze si apartamente me pamje deti, pishinë, plazhe ranorë, dyqane, kafene, restorante, palestër, klub për rezidentët, hapësira për arte dhe lojra, bibliotekë, Address Beach Resort dhe The Bristol Hotel & Resorts.

Godina ku ndodhet apartamenti do të ofrojë punime shumë cilësore, 5 holle, dy nga të cilat me recepsion, recepsionist dhe hapësirë për kutitë postare, kopësht i brendshëm i sistemuar dhe ambient relaksues, palestër dhe pishinë, dy nivele parkimi, kat përdhe e kat -1 dhe sistem menaxhimi të mbetjeve.

Apartamenti do të ketë dyer kryesore me elemente sigurie të pajisura me aksesorë kundër thyerjes dhe dyer të brendshme me material MDF. Dhoma e ndenjes ka dalje në ballkon nëpërmjet vetratave cilësore me mbrojtje termike. Dhomat e gjumit kanë dritare të pjesshme për ajrosje në pjesën e sipërme. Ambientet e ndenjes dhe dhomat janë të shtruara me pllaka gres porcelanat, muret e brendshme me tullë, tualetet përfshijnë instalime dhe pajisje të firmave nga më të njohurat, dushe me vetratë xhami, boiler qendror, kondicionim me sistem multi split. Ofron dritë natyrale pasi është i pozicionuar në kënd dhe dritaret janë të vendosura që nga dyshemeja deri tek tavani.

Apartament 3+1 i ri në shitje, me sipërfaqe neto 160.28 m2, kati i 3-të. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, dhomë matrimoniale + garderobë + tualet, 2 dhoma gjumi, 2 tualete, lavanderi dhe ballkon.

Si banor i Seaside Reseidence do të keni akses tek pishina e jashtme, qendra e fitnessit dhe palestra, kopshtet private, zonat e përbashkëta, distancë në këmbë nga plazhi dhe marina etj.

Më shumë sesa thjesht një apartament – një investim në stilin e jetesës në një nga destinacionet më prestigjoze bregdetare të Adriatikut.

Çmimi i apartamentit 569,000 Euro + post parkimi 30,000 Euro = 599,000 Euro

Pritet të përfundojë brenda Qershor 2027.

Detajet e Prones

Cmimi €: 569,000 €
Qyteti: Durrës
Lloji: Prona ne bregdet
Kati: 3
Katet: 7
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 160 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 3
Viti i ndertimit: 2027
Referenca: INF2028
Vendndodhje
Whatsapp