Shitet apartament 3+1 në Rrugën “Sulejman Pasha”, në një nga zonat më të kërkuara dhe më të preferuara të Tiranës, vetëm 340 m në vijë ajrore nga qendra e qytetit dhe rreth 180 m nga Muzeu Historik Kombëtar, pas sheshit “Harry Truman” (Piazza).
Apartamenti ndodhet në katin e dytë të një pallati 6-katësh, të ndërtuar në vitin 1991, dhe ofron një pozicionim shumë të favorshëm, me akses të lehtë në institucionet publike, shkolla, spitale, klinika, banka dhe njësi të ndryshme tregtare e shërbimi.
Organizimi i brendshëm:
• Ambient i bollshëm ndenjeje, gatimi dhe ngrënieje.
• Dhomë matrimoniale me tualet privat.
• Dy dhoma gjumi, njera me tualet brenda.
• Tualet dite.
• Dy ballkone të mbyllura.
Të dy tualetet janë të pajisura me dritare, duke mundësuar ajrim dhe ndriçim natyral.
Të dhëna të pronës:
• Sipërfaqe neto: 130 m² (përfshirë 25 m² shtesë në proces legalizimi).
• Sipërfaqe bruto: 140 m².
• Kati: i dytë.
• Orientimi: Jug – Veri.
• Dokumentacioni: Me hipotekë.
• Viti ndertimit 1991
Falë vendndodhjes strategjike, sipërfaqes së bollshme dhe organizimit funksional, kjo pronë përbën një mundësi shumë të mirë si për banim familjar, ashtu edhe për investim, në një zonë me kërkesë të lartë dhe pranë të gjitha faciliteteve të qendrës së Tiranës.