Marea Coast, një rezidencë e re e pozicionuar në një nga qytetet bregdetare më të rëndësishme të Shqipërisë, në Radhimë; Vlorë, një destinacion ku bashkohen kultura, natyra dhe stlili i jetesës mesdhesare. Ndodhet vetëm 25min nga Porti i Vlorës, 1h e 30min nga Porti i Durrësit dhe 2h nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
Marea Coast do të ketë sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 24.600 m2. Do të ofrojë punime shumë cilësore, fasadë me veshje kapote, e kombinuar me panele dekorative qe do të krijojnë hijëzim dhe ventilim natyral të hapsirave të ballkoneve dhe verandave, izolim termik, xham termo dhe zëizolues etj. Është e konceptuar me nderthurjen e jetesës pranë freskise së Detit dhe pranë gjelbërimit e natyrës duke garantuar dritë natyrale gjatë gjithë kohës dhe pamje të plotë të Detit Jon.
Rezidenca do të ofrojë një sërë shërbimesh dhe facilitetesh si SPA, sallon bukurie, wellness, pishinë e brendshme, restorant, kafe, dyqane, irish pub, kënd lojrash për fëmijë, dyqan kokoshka dhe akullore, teatër/kinema në natyrë, shatërvane, ambiente rekreative, gjelbërim, fushë padel/basketbolli, etj.
Apartament 2+1 në shitje me pamje nga deti, me sipërfaqe neto 62.19 m2 (bruto 70.27 m2) + sipërfaqe verande 15.98 m2, kati i 3-të. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, 2 dhoma gjumi, tualet dhe verandë.
Parashikuar të përfundojë në vitin 2031.
Mënyrat e pagesës:
35% me firmosjen e kontratës
30% 1 vit pas firmosjes së kontratës
30% 2 vite pas firmosjes së kontratës
5% në marrjen e çelsave.
-Nëse do të paguhen 2 këstet e para menjëherë, pra 65%, do të ketë një ulje prej 10% të çmimit të shitjes.
-Nëse do të paguhen 3 këstet e para menjëherë, pra 95%, do të ketë një ulje prej 15% të çmimit të shitjes.