Pershkrimi i Prones

Zyrë për shitje, e cila ka një vendodhje strategjike dhe shumë të mirë, në një nga zonat më të preferuara e të frekuentuara të Tiranës. Ka akses direkt në unazën e madhe, unazën e vogël, Parkun e Liqenit si dhe afër me Bllokun, Komunën e Parisit etj. Ka pranë institucione arsimore, shoqërore, tregtare dhe kënde lojrash për fëmijë.

Zona ofron shërbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, çerdhe, bar/kafe, restorante dhe rrugë të dedikuara për këmbësorë dhe bicikleta, etj.

Prona ndodhet në një ndërtesë të re me 9 kate. Është e vendosur në katin mbi dyqane dhe ofron punime shumë cilësore. Ka shkalle dhe ashensor më vete me hyrje nga rruga kryesore.

Zyrë për shitje me sipërfaqe neto 53.62 m2 (bruto 63.27 m2), kati +1 me orientim lindje. Organizohet nga 2 ambiente pune dhe 1 tualet.

Mund të përdoret për zyra, qendër estetike etj.

Me çertifikatë pronësie.

Detajet e Prones

Cmimi €: 330,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Zyra
Kati: 1
Katet: 9
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 53 m2
Sip. Totale: 63 m2
Tualetet: 1
Ka hipoteke: Po
Viti i ndertimit: 2018
Referenca: INF2078
Vendndodhje
Whatsapp