Jepet me qira ambient zyre modern, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara dhe strategjike të Tiranës, në Rrugën e Bogdanëve, vetëm 50 metra nga Rruga e Kavajës dhe rreth 5 minuta nga qendra e qytetit. Zona ofron akses të shpejtë me akset kryesore (Rrugën e Durrësit dhe të Kavajës) si dhe të gjitha lehtësirat e nevojshme pranë.
Zyra ndodhet në katin e 2-të të një pallati cilësor, të pajisur me ashensor dhe me administrim mjaft të mirë. Ambienti gëzon ndriçim natyral dhe pamje të këndshme. Ka kondicioner në çdo ambient, dritare me grila.
Zyrë me qira me sipërfaqe 140 m2, kati i 2-të me orientim perëndim. Organizohet nga 3 ambiente pune me mundësi përshtatje sipas dëshirës dhe 2 tualete.
Jepet bosh.
Ofron post parkimi me pagesë ekstra 100 euro/muaj.
Çmimi është neto.