Pershkrimi i Prones

Ofrohet me qira ambient zyre me vendndodhje strategjike në rrugën kryesore “Karl Gega”, në fillim të Bulevardit të Ri dhe fare pranë Unazës së Vogël të Tiranës.

Prona pozicionohet në një zonë me zhvillim të konsiderueshëm tregtar dhe administrativ, me akses të shpejtë në akset kryesore të qytetit dhe në një rrjet të pasur shërbimesh e institucionesh. Në afërsi gjenden institucione arsimore, shtetërore, shoqërore dhe fetare, duke e bërë këtë vendndodhje mjaft të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme profesionale dhe tregtare.

Zyrë me qira me sipërfaqe neto 92 m2, kati i 2-të të një godine banimi. Organizohet nga 2 ambiente pune, ambient kuzhine, tualet dhe ballkon i mbyllur.

Ambienti është një alternativë ideale për studio ligjore, zyra financiare, kompani IT, konsulencë, si dhe aktivitete të tjera administrative.

Jepet bosh.

Mundësi parkimi me pagesë ekstra.

Çmimi është neto.

Çmimi në lek 80,000 ALL

Detajet e Prones

Cmimi €: 900 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Zyra
Kati: 2
Ashensor: Po
Sip. Totale: 92 m2
Tualetet: 1
Referenca: INF2084
Vendndodhje
Whatsapp