Pershkrimi i Prones

“Green Valley” 3 është një nga rezidencat e banimit më të reja eskluzive, e cila do të ofrojë vila apartamente premium, ambiente shërbimi, kënde rekreative për fëmijēt dhe oborre të gjelbëruara, pozicionohet në zonën më të bukur të Tiranës, përbri Parkut të Madh të Liqenit. Ka akses të menjëhershëm tek parku i madh i liqenit, unazen e madhe dhe me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të qytetit. Projekti spikat me vendodhjen e tij unike gjë e cila të jep mundësinë të jetosh jashtë qytetit por dhe pranë tij njëkohësisht.

“Green Valley” është e konceptuar me nderthurjen e jetesës pranë qytetit dhe fare pranë gjelbërimit dhe natyrës duke ju garantuar dritë natyrale gjatë gjithë kohës dhe pamje të plotë mbi parkun e liqenit, ullishtet dhe kodrat përreth. 

Rezidenca “Green Valley” do të ofrojë punime shumë cilësore ku projektet e vilave dhe te apartamenteve te mirëprojektuara do te lejojnë depërtimin e dritës natyrale dhe të shikimit te lire. Treguesit e projektit janë më të ulëtit e lejuar brenda qytetit me intensitet ndertimi vetem 0.5 dhe koeficenti i shfrytezimit të truallit është 20 %. Cilësia absolute e ndërtimit dhe standarti i çertifikuar i materialeve të përdorura, teknologjia me qasje të fortë ekologjike i cili do të garantojë termo-izolim, zë-izolim të plotë si dhe sistem ekologjik, ngrohje-ftohje të ajrit dhe të ujit, oborre private të mëdha për vilat dhe apartamentet në katin përdhe, mirëmbajtje dhe siguri maksimale 24 orë, gjelbërim, parkim i garantuar, privatësi, qetësi dhe komunitet i përzgjedhur.

Apartament ne shitje 2+1 me siperfaqe neto 111.4 m2 (127.7 m2 siperfaqe totale), ne katin e dyte, me orientimin perendim-veri-lindje. Organizohet nga ambienti i ndenjës + kuzhinë pak e vecuar+ ambient ngrënie, dhomë matrimoniale me garderboe dhe tualet me dritare, dhomë gjumi, një tualet dite me dritare dhe ballkon.

Shitet dhe 1 post parkimi me cmimin: 37,000 Euro

Mundesi financimi te Prones deri 75 % te vleres.

Video e Prones

Detajet e Prones

Cmimi €: 379,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+2
Kati: 2
Katet: 3
Sip. e brendshme: 111 m2
Sip. Totale: 128 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Referenca: INF160

Vendodhje

Whatsapp