Pershkrimi i Prones

Zona ku ndodhet apartamenti është një nga zonat më elitare e kryeqytetit, shume afer Parkut Kombetar dhe qendres së Tiranës. Në këtë zonë ndodhen një shumëllojshmëri baresh, restorantesh dhe lokalesh si dhe institucionet me te larta shterore, shoqerore dhe bankare.

Apartamenti ndodhet në një ndërtesë banimi të cilesise së lartë me ambiente te perbashketa te bollshme, të gjelbëruara, të ndriçuara e të mirëmbajtura. Godina ka mundësi parkimi kundrejt pagesës shtese.Dyshemeja e apartamentit dhe shkallet ndërmjet kateve jane me parket. Apartamenti ka sistem ngrohje dhe ftohje multi-split qendror si dhe sistem vetëm për ngrohje me kalorifere si dhe oxhak funksional në dhomen e ndenjes

Apartament dubleks me qira 3+1, shumë cilesor, sipërfaqja 190 m2 + 70 m2 verande, kati i tetë dhe i nëntë i fundit. Orientimi është jug-lindje si rrjedhoje apartamenti ka shume drite natyrale gjate gjithe dites. Apartamenti përbëhet nga një ambient ndenje i cili lidhet me ambientin e ngrenies, kuzhine të vecante me dritare, tërësisht e pajisur me elektroshtepiake cilesore, 3 dhoma gjumi me krevat dopio dhe me rafte e dollape të bollshem, 3 tualete, njera me vaske dhe tjetra me dush me hidromasazh, depo, 2 ballkone dhe një verande te madhe me pamje shume te bukur te pjeses jugore te Tiranes, e pajisur me karrike, tavoline dhe oxhak per barbeque.

Detajet e Prones

Cmimi €: 2,500 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 3+3
Kati: 8
Katet: 9
Ashensor: Po
Sip. Totale: 190 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 3
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF490
Vendndodhje
Whatsapp