Jepet apartament 1+1 me qira, i cili ka një vendodhje shumë të mirë në një nga zonat më elitare dhe më të preferuara të kryeqytetit për të jetuar, midis ish Bllokut dhe Parkut të Liqenit dhe afër me qendrën e Tiranës. Pranë institucioneve shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare, këndeve të lojrave etj.
Zona ofron sherbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Apartamenti ndodhet në një ndërtesë me ashensor dhe administrim shumë të mirë.
Apartament 1+1 për qira me sipërfaqe neto 74 m2 + sipërfaqe verande 40 m2, kati i 9-të, me orientim jug-perëndim. Organizohet nga ambient ndenje, kuzhinë + ngrënie e veçuar, dhomë gjumi dhe tualet. Disponon dhe një verandë të madhe, ku njëra pjesë është e mbyllur dhe ka grila.
Jepet e mobiluar.