RRUGA “EDUART MANO”
Në një nga zonat më të bukura të Tiranës, pranë Kopështit Zoologjik dhe Parkut të Liqenit, jepet apartament 2+1 me qira. Zona ofron qetësin, ajrin e pastër, infrastrukturë të rregullt dhe një pamje të bukur. Ka pranë një rrjet të rregullt shoqëror, tregtar dhe gjitha linjat urbanistike që të nxjerrin shumë lehtë në gjitha zonat e Tiranës.
Vendodhja ofron zona të dedikuara për këmbësorë, bicikleta, kopshte/cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime te ndryshme etj.
Apartamenti ofron punime shumë të mira, i mobiluar totalisht me mobilje cilësore dhe stil bashkëkohor, me sistem kondicionimi në cdo ambient, dritaret me grila etj.
Apartament 2+1 me qira me sipërfaqe 110 m2, kati perdhe. Organizohet nga ambienti i ndenjës, kuzhinë + ambient ngrënie, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe veranda.