CMIM OKAZION
NE MJULL-BATHORE
Vilë e re në shitje në një nga vendbanimet më të preferuara dhe elitare të Tiranës e cila karakterizohet nga komplekse rezidenciale vilash, larg zhurmës dhe kaosit urban, në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë që ofron zona.
Fare pranë qendrës tregtare Tirana East Gate, Tirana International School, World Academy of Tirana dhe vetem 15 minuta nga qendra e Tiranës.
Vila ofron punime shumë cilësore, e ndertuar me tulle mbajtese dhe izoluese e përzier me buke peshku dhe grafiato, betoni i perdorur me standarte ndërkombëtare, vetratat janë triple dhe njëra shtresë është termike marka Salamander (plastike me hekur brenda) dhe e shtruar me parket. Fasada e termoizoluar me sistem kapote grafiato. Instalimet elektrike jane me kabull kundra zjarrit, instalimet hidraulike me kolektro me linja të dedikuara dhe autoverse që gjithmonë e mban të karikuar ujin e ngrohtë. Ka të instaluar panelet për lart dhe bolierin poshtë dhe koeficienti i energjise eshte 18 %. Ka te instaluar tubat per sistemi ngrohje-ftohje me Chiller. Ka sistem vaditjeje per oborrin, sistem kamerash, rezervuar uji 1,000 litra me lartësi 2.8 m dhe muri rrethues 1 M + 60 cm kangjella etj.
Vile individuale në shitje 2 katshe + bodrum me sipërfaqe ndertimi 230 m2 + 306 m2 oborr të gjelbëruar dhe të sistemuar. Kati nëntokë ofron ambient ndenje, studio ose dhomë gjumi, tualet, dhomë teknike, lavanderi. Kati përdhe ofron ambient ndenje, kuzhinë e vecuar + ngrënie, dhomë gjumi, tualet me dritare. Kati i parë ofron dhomë matrimoniale + tualetin+ garderobe + ballkon, dhomë gjumi + tualet me dritare dhe verande.
Mundësi parkimi për 2 makina.
Me çertifikate pronesie.