Pershkrimi i Prones

Rolling Hills Liqeni shtrihet mes gjelbërimit të kodrave të Farkës buzë liqenit te saj, pranë natyrës, në ajër të pastër, nje vend qetësie dhe çlodhjeje, i cili do ofroje jetesë elegante, unike dhe luksoze. Ndodhet vetem 5 min. nga TEG, me akses të drejtperdrejte me Unazen Lindore, 10 min. nga Bulevardi “Deshmoret e Kombit” dhe me akses te dyfishte me qytetin e Tiranes nepermjet rruges dytesore, prane hyrjes se kompleksit.

Rolling Hills Liqeni, nuk është thjeshtë një rezidence banimi por nje qender e vertete komunitare që ju lejon të shijoni lirinë pranë natyrës dhe arkitektures së përzgjedhur që e respekton atë duke mundësuar pamje të liqenit nga çdo vilë te cilat kane planimetri të rregullt dhe ndriçim natyral gjate gjithe kohes. Bazuar në arkitekturën neoklasike franceze, ato janë trajtuar me një frymë të re bashkëkohore dhe theks të fortë tek cilësia e ndërtimit.

Avantazhet e prones: Akses të drejtpërdrejtë në “Lungolagon” përgjatë Liqenit të Farkës. Park të gjelbëruar me hapesira rekreative, kend lojrash dhe fusha sportive dedikuar cdo moshe. Plazza dedikuar shërbimeve të ndryshme si bare, restorante, markete, etj. të gjitha në funksion të një jetese me sa më shumë sherbime te nevojshme. Cilësi absolute e ndërtimit dhe standarti i çertifikuar i materialeve të përdorura. Densiteti mjaft i ulët i ndërtimit që i lë vend hapësirave të bollshme të gjelbëruara. Investim 100 % i sigurtë dhe me vlerë të shtuar në kohë. Investim i sigurt me cmim te favorshem. Mirëmbajtje e ambienteve të përbashkëta. Komunitet i përzgjedhur banorësh. Rezidence e rrethuar, siguri maksimale me survejim të të gjithë hapësirës 24/7.

Vilë individuale në shitje 2 katshe + bodrum të hapur me siperfaqe totale ndertimi 345.44 m2 + 6.05 m2 verande + 528.14 m2 parcele. Kati përdhe përbëhet nga ambient open space, lavanderi, ambient teknik, tualeti. Kati i parë përbëhet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë gjumi, depo dhe tualeti me dritare. Kati i dytë përbëhet nga dhomë matrimoniale + tualeti me dritare + garderobe, dhomë gjumi + garderobe + ballkon, dhomë gjumi dhe një tualet me dritare. Bodrumi mund te pershtatet në dhoma gjumi, zyra, ambient lojrash, fitnesi etj. Ka parkim te hapur per 2 makina.

Toka ofron mundësinë për të bërë pishinë.

Parashikuar të mbarojë brenda vitit 2026

Detajet e Prones

Cmimi €: 899,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 3
Sip. e brendshme: 345 m2
Sip. Toke: 528 m2
Dhomat e gjumit: 4
Tualetet: 4
inf93.construction_year: 2026
Referenca: INF1533

Karakteristikat

inf93.view_to_lake

Vendodhje

Whatsapp