Pershkrimi i Prones

Shitet ambient biznesi në një nga zonat më të preferuara te Tiranes. Ka një vendodhje strategjike pranë ish-Bllokut, Sheshit “Willson”, Parkut të Liqenit, afër me qendren e Tiranës dhe disa nga institucionet më të rëndësishme shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë.

Prona ndodhet ne nje godine, e cila ka një arkitekturë shumë të mirë estetikisht, cilësi te larte në konstruksion dhe në rifiniturë. Nje pjese e godines ka veshje me fasadë të ventiluar, e cila i siguron objektit shumë avantazhe, ndricim natyral, ruajtja e temperaturës dhe parandalimi i lagështirës.

Godina është e projektuar me shkallëzime në 3, 4, 5, 6, 7, 8 the 9 kate dhe 2 kate nëntokë. Do të ofrojë ashensore, siguri 24 orë, mirëmbajtje elitare dhe shërbime të ndryshme.

Zyrat janë të organizuara në 2 kate, kane akses të vecante me shkalle dhe ashensor ne vete nga apartamentet e banimit.

Zyra ne shitje me sipërfaqe neto 823 m2 (905 m2 bruto), kati i pare + dyte teknik, me orientimin jug-lindje-veri-perëndim. Është e gjitha open space. Mundësi instalimi të numrit të tualeteve sipas kërkesës së klientit. Ambienti eshte i përshtatshem për zyra, filial banke, klinike, call center dhe biznese te tjera.

Ofrohet mundësia për të blerë vende parkimi me cmimin 70.000 Euro.

Video e Prones

Detajet e Prones

Cmimi: 4,070,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Zyra
Kati: 1
Katet: 2
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 823 m2
Sip. Totale: 905 m2
Referenca: INF636

Vendodhje

Whatsapp