“Collina Verde” është një nga komplekset më të reja të vilave elegante dhe plot stil, e cila do të ofrojë një arkitekturë të ndërthurur përsosmërisht me bukuritë natyrore përreth. Collina Verde shtrihet mes gjelbërimit të kodrinave të Lundrës vetem 8 km nga Sheshi “Skënderbej”, larg zhurmës së qytetit, gjë e cila ju garanton një jetesë të shëndetshme, komode dhe mjaft të qetë. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash si “Rolling Hills” Residence, “Long Hills” residence, afër me Tirana East Gate, “Tirana International School”, “World Academy”, Shkolla 9-vjecare “Kings Tirana” dhe me akses të lehtë me fshatrat piktoreske perreth.
“Collina Verde” Residence do të ofrojë hapësira dhe pamje mahnitëse të zonës përreth, orientim shumë të mirë me qëllimin shfrytëzimin maksimal të dritës natyrale, projekt me konstruksion mbajtës betonarme për të përballuar termete deri në 9 ballë, cilësi të lartë ndërtimi dhe fasada e dekoruar është realizuar me sistem kapote për termoizolim, densiteti mjaft i ulët i ndërtimit i cili lë vend hapësirave të bollshme të gjelbëruar, hapësirë parkimi për 2 automjete dhe mundësi për pishinë personale, park rekreativ dhe kënd lojrash për fëmijë. Komunitet i përzgjedhur banorësh, gjelbërim, privatësi dhe qetësi. Rezidence e rrethuar, siguri maksimale me survejim të të gjithë hapësirës 24/7. Ofrohet dhe punimet civile deri ne karabina te nje pishine me dimensione gjatesi 9 gjeresi 4 dhe thellesi 3 m. Investimi dhe realizimi i viles po realizohet nga Balfin Group, një nga kompanitë më profesionale dhe serioze në Shqipëri. Investim 100 % i sigurtë dhe me vlerë të shtuar në kohë.
Vila individuale në shitje 2 kateshe + bodrum me sipërfaqe ndertimi 514 m2 + 41.1 m2 verande + 907.2 m2 oborr dhe pishine, parkim per 2 makina. Kati nëntokë ofron ambient parahyrje, ambient ndenje, lavanderi, 2 tualete, ambient teknik, dhomë gjumi dhe garazh per 2 makina. Kati perdhe ofron paradhome, dhomë ndenje, kuzhine e vecuar + ngrënie, 2 tualete dhe verande. Kati i parë ofron dhomë matrimoniale + garderobë + tualet + verande, 2 dhoma gjumi + tualetin + garderobe + veranden perkatese secila.
Është parashikuar të mbarojë ne shtator 2024