Pershkrimi i Prones

Apartament ne shitje ne një nga komplekset e reja te banimit, kompleksi \"E 88\", me hapësirë multifunksionale në hyrje të Tiranës. Pozicionohet strategjikisht përgjatë aksit kryesore të lëvizjes Tiranë-Durres, gjë që bën të mundur lidhjen direkt me qendren e kryeqytetit dhe me zonat e qytetet jashtë saj. Pozicion shumë i favorshem për akses të lehtë në gjitha drejtimet dhe kontaktin e parë nga vizitorët apo kalimtarët. Ndodhet 1.6 km nga qendra, 500 m nga Zogu i zi, 900 m larg nënkalimit të Laprakes, dhe vetem 14 km nga Aeroporti “Nene Tereza”.

Pozicioni i kompleksit favorizon komunitetin e saj me akses të drejtëpërdrejtë ndaj sherbimeve të tilla si: shkolla, universitete, qendra spitalore, qendra tregtare, transport urban dhe të gjitha këto me një rreze prej 1 km. Brenda kësaj rrezeje në afërsi me kompleksin ndodhen 5 objekte arsimore si: shkolla 9 vjecare, te mesme, kolegje dhe universitete si dhe objekte nder me te njohura te sherbimit shëndetësor si: Spitali Hygeia, Ushtaraku (Spitali Universitar i Traumes) dhe qendra te tjera shëndetësore.

Kompleksi ofron akses të drejtëpërdrejtë dhe vizibilitet maksimal në rrugë kryesore, 10 minuta nga qendra e kryeqytetit, punime shumë cilësore, fasade e ventiluar nga teknologjia më e fundit, zona rekreative, hapesira të gjelberta, facilitete dhe sherbime te garantuara brenda kompleksit, siguri e larte dhe komoditet, administrim dhe mirembajtje, parkim te garantuar.

Apartament ne shitje 2+1 me siperfaqe neto 89.20 m2 (104.46 m2 bruto) kati 4, me orientimin veri-lindje. Organizohet shume mire, me ambient ndenje + kuzhine + ngrënie me dalje ne ballkon, dhome matrimoniale + tualetin brenda, dhome gjumi dhe tualet dite.

Mundesi blerje dhe parkime ne katet e poshtme te nderteses.

Parashikuar te mbaroje ne Shtator 2025

Detajet e Prones

Cmimi: 188,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+1
Kati: 4
Katet: 9
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 89 m2
Sip. Totale: 104 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Referenca: INF1050
Whatsapp