Pershkrimi i Prones

Shitet prone unike në zemër të bllokut në një nga zonat më të preferuara te Tiranes. Ka një vendodhje strategjike pranë Sheshit “Willson”, Parkut të Liqenit, afër me qendren e Tiranës dhe disa nga institucionet më të rëndësishme shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë.

Prona ndodhet në një godinë me ashensor, me cilësi shumë të mirë në konstruksion dhe në rifiniturë. Zyra ofron punime cilësore, ambiente të bollshme, është me fasadë xhami dhe ekspozim të lartë për biznesin tuaj pasi ndodhet buzë rruges kryesore.

Zyre ne shitje me siperfaqe neto 173 m2 (192 m2 bruto), kati i 3-te. Aktualisht prona është me qira për zyra por mund të përdoret dhe për sherbime të tjera si klinike dentare, qender estetike, klinika te ndryshme, zyra, apartament banimi etj.

Zyra shitet bosh bashke me sistemin ngrohje-ftohje me Chiller dhe kondicioner. Mundesi shume e mire investimi per te nxjerre 4-5 dhoma per Airbnb.

Ka dhe 1 parkim në katin -1 qe shitet me cmimin 70,000 Euro

Me çertifikatë pronësie.

Detajet e Prones

Cmimi: 749,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Zyra
Kati: 3
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 173 m2
Sip. Totale: 192 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 1
Ka hipoteke: Po
Referenca: INF1059
Whatsapp