Liqeni i Tiranës REZIDENCA “LAKE VIEW”, PRANE DIGES SE LIQENIT
Zyre me qira te “Lake View” një nga rezidencat e banimit më të reja të vendosura strategjikisht prane diges se Liqenit duke ofruar kështu pamje nga liqeni Tiranës, Unaza e re dhe kompleksi i pishinave. Ka akses të menjëhershëm te Parku i Madh i Liqenit, Unaza e madhe dhe me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të qytetit. Projekti spikat me vendodhjen e tij unike gjë e cila të jep mundësinë të jetosh jashtë qytetit por dhe pranë tij njëkohësisht.
“Lake View” Residences është e konceptuar me nderthurjen e jetesës pranë qytetit dhe fare pranë gjelbërimit dhe natyrës duke ju garantuar dritë natyrale gjatë gjithë kohës dhe pamje mbi Parkun e Liqenit dhe zonës përreth. “Lake View” Residences do të ofrojë punime shumë cilësore, projektet e te cilave gërshetohen në mënyrë të përkryer me peisazhin përreth. Në saj të arkitekturës së saj, mundëson krijimin e tarracave të gjelbërta të cilat shërbejnë si hapësira rekreative dhe relaksuese për banorët dhe vizitorët. Ofron dizajn unik dhe efikas të energjisë, izolim akustik, gjenerator i fuqisë rezervë, materiale me cilësi të lartë ndertimi, ashensor rezistente ndaj zjarrit, strukturë rezistente ndaj termeteve, termoizolim të avancuar, dalje emergjente, sistem kundra zjarrit dhe siguri 24 orë.
Zyre me qira me siperfaqe 105 m2, kati 6, me orientim jug-lindje dhe si rjedhoje ka nje pamje shume te bukur dhe drite natyrale gjate gjithe dites. Zyra eshte e ndare ne tre ambiente, korridor, dy banja, depo dhe nje ballkon i madh i aksesueshem nga cdo ambient. Zyra eshte e pa mobiluar, ka sistem ngrohje-ftohje qendrore dhe banja te kompletuara. Bashke me zyren jepet dhe nje post parkimi ne katin -2.
Cmimi eshte neto.