Pershkrimi i Prones

RRUGA “DERVISH HIMA”

Apartament 2+1 për qira me një vendodhje shumë të mirë, pranë gjelbërimit e ajrit të pastër të Parkut Kombëtar të Tiranës, afër stadiumit “Air Albania”, 5 minuta nga Kryeministria, ish blloku dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron jetesë elitare.

Objekti ku ndodhet prona, ofron vendodhje elitare, cilesi të lartë ndertimi, siguri 24 ore, mirëmbajtje elitare, ndricim natyral, jetesë në komunitet të përzgjedhur, 4 ashensore inteligjent, 4 kate parkim dhe pamje magjepëse të gjelbërimit të parkut kombëtar.

Apartamenti është me rifinitura shumë cilësore, mobilim shume i mire dhe me cilësi të lartë. I pajisur me sistem kondicionimi për ngrohje-ftohje, ambiente të shtruara me parket cilësor, kuzhinë moderne, pajisjet hidrosanitare të një cilësie shumë të lartë etj.

Apartament me qira 2+1 me sipërfaqe neto 108 m2 (127 m2 bruto), kati i 8-te dhe me pamje shume te mire nga stadiumi Air Albania dhe parku. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine, dhome matrimoniale + tualeti, dhome gjumi, tualeti dhe ballkoni.

Cmimi perfshin dhe parkingun.

Detajet e Prones

Cmimi: 1,700 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+1
Kati: 8
Ashensor: Po
Sip. Totale: 127 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1132
Whatsapp