Apartament ne shitje me pamje shume te bukur nga deti Jon te rezidenca turistike, e cila ndodhet në bregdetin Shqiptar, në një zone unike dhe elitare, vetem 150 m nga plazhi i mrekullueshem i bregdetit. Me vendodhje fantastike dhe pamjen shume te bukur, e ben nje nga vendet ideale për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelberim, në ajer të paster dhe pranë freskisë së detit.
“San Nicolas” ofron 2 plazhe te dedikuara, sherbime të ndryshme si ambiente tregtare, një Hotel me sipërfaqe prej 15,000 m2, Godinë sherbimi prej 1783 m2, bar-kafe-restorante, kënde lojrash për fëmijë, kënde sportive, pishinë të përbashkët, ambiente rekreative, qender sportive, vije bregdetare private, shëtitore buzë detit, arkitekture moderne, infrastrukture të standarteve europiane, cilesi te larte ndertimi, siguri dhe administrim 24 ore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurte etj.
Rezidenca ka punime shumë cilësore, fasadë alumini termik dopion xham, parapetet e ballakoneve me xham, veshje të mureve me gurë të zonës, orientim lindje – perëndim të cilat do ti japin një ndricim natyral gjatë gjithë ditës vilave dhe apartamenteve.
Apartament ne shitje 2+1 me pamje shume te bukur nga deti, me siperfaqe neto 89.50 m2 + 8 m2 verande + 6.89 sip. e perbashket (104.39 m2 siperfaqe totale), kati i dyte me orientimin lindje-jug-perendim. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrenie, dhome matrimoniale + tualet me dritare, dhome gjumi, tualet dite dhe ballkoni qe lidhet me sallonin. Apartamentet mund te pershtaten ne 3+1.
Jane ne shitje tre apartamente te ngjashme ne katin 0, 1 dhe 2 me cmimin total: 1,100,000 Euro.
Keto apartamente kane dhe 3 parkime te hapura.
Parashikuar te mbarojne ne Qershor 2026