Në një zonë mjaft të mirë, shumë afer me Sheshin “Skënderbej” si dhe me Pazarin e Ri jepet apartament 3+1 me qira. Zona është e organizuar shumë mirë dhe aty gjendet një rrjet i rregullt shoqëror, tregtar, arsimor e shëndetësor, me rrugë nga të katër anët, që të nxjerrin shumë lehtë si në qendër edhe në unazë. Një ndër zonat më të zhvilluara dhe me kërkesë të lartë banimi dhe zhvillim biznesi. Vendodhja ofron zona të dedikuara për këmbësorë, bicikleta, qendra tregtare, shkolla, kopshte/cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime te ndryshme etj.
Apartamenti ndodhet në një pallat te ri, shume cilesor, me ashensor, shkalle te gjera, i gjithi me sistem kapote dhe me administrim shume te mire. Pallati ndodhet larg rrugeve kryesore dhe si rrjedhoje eshte larg zhurmave dhe ne nje lagje te qete.
Apartament modern me qira 3+1, me siperfaqe 120 m2 + 40 m2 verande, kati i peste, me orientim jug-lindje, i mobiluar komplet me mobilje shume cilesore, parket druri, verande e gjelberuar etj. Është i përbërë nga nje dhome ndenje+ngrënie+kuzhine, dhome matrimoniale + banjon brenda, 2 dhoma gjumi te tjera, korridor, depo, tualet tjeter, verande dhe ballkon. Dritaret janë dopio xham dhe kanë dhe grila. Është i pajisur me sistem kondicionimi qendror. Parkim poshte nderteses.
Cmimi është bruto dhe përfshin dhe një vend parkimi.