RRUGA E “DIBRES”, TE SELVIA
Jepet apartament 1+1 me qira, i cili ndodhet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës, vetëm 100 metra nga Pazari i Ri dhe Sheshi “Skenderbej”, afër Ambulances Qendrore, Prokurorisë së përgjithshme dhe një rrjeti të mirëfilltë institucionesh arsimore-kulturore, shtetërore, shëndetësore etj.
Zona ofron shërbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, siguri, infrastrukturë, zonë të dedikuar për këmbësorë dhe bicikleta etj.
Apartamenti ndodhet në një pallat cilësor, me ashensor, me një administrim shumë të mire.
Apartament me qira 1+1, me sipër faqe neto 68 m2, pozicionohet në katin 7-të me orientimin jug-perëndim. Organizohet nga ambient ndenje, kuzhinë+ngrënie, dhomë gjumi, tualetin me dritare dhe ballkoni. Është totalisht i mobiluar me pajisje shumë të mira, sistem ngrohje-ftohje me kondicioner, dritaret me grila etj.
Cmimi eshte neto.
Jepet me qira mbi 1 vit.
Mundesi parkimi me qira ne katin -2 me cmimin 100 Euro/muaji