Pershkrimi i Prones

Zona ku ndodhet apartamenti në shitje është një ndër vendodhjet e preferuara të kryeqytetit, afër me Parkun kombëtar e Liqenin artificial të Tiranës, pranë Ish-Bllokut, stadiumit “Selman Stermasi”, me dalje direkt ne rrugen \"Sulejman Delvina\" dhe ne unazen e vogel, etj. Në këtë zonë ndodhen një rrjet i konsiderueshëm institucionesh arsimore, shoqërore, tregtare, etj.

Zona ofron sherbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, kende lojrash per femije, bar/kafe, restorante etj.

Apartamenti ndodhet ne nje godine banimi dhe sherbimesh 3, 5, 7 dhe 11 kate me 2 kate parkimi nentoke. Objekti ofron cilësi shume te mire ndërtimi, ashensore, siguri 24 orë, mirëmbajtje dhe shërbime të ndryshme.

Apartament në shitje 3+1 me siperfaqe neto 101.6 m2 (117.2 m2 bruto), kati 2 nga toka me orientimin veri-lindje-jug. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine, dhomë matrimoniale + tualet me dritare brenda, 2 dhoma gjumi, tualet dite me dritare dhe ballkoni. Ofron punime shumë cilësore me kubaturë të rregullt dhe hapësira të bollshme. Ambienti mund te pershtatet dhe per ambient zyra.

Ka mundësi parkimi me qira ose blerje.

Video e Prones

Detajet e Prones

Cmimi: 299,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 3+1
Kati: 2
Katet: 11
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 101 m2
Sip. Totale: 117 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 1
Referenca: INF1329
Whatsapp