Pershkrimi i Prones

Apartament 1+1 me pishinë në shitje te Green Coast Village me pamje nga Deti Jon, nje projekt modern që frymezon rrjedhen e deshiruar natyrale të jeteses së fshatit bregdetar mesdhetar me pamje spektakolare të detit Jon dhe Parkut Kombetar të Llogarase. Rezidenca turistike dhe rezidenciale e para e këtij lloji në bregdetin Shqiptar ndodhet në një zonë unike dhe elitare vetem 150 M nga deti, në plazhin e mrekullueshem të detit Jon. Vendi ideal për të jetuar shendetshem, në privatësi, në gjelberim, në ajer të paster dhe prane freskisë së detit.

Projekti po realizohet nga nje kompani e njohur për ndertimin e saj me cilësi të lartë. Janë përdorur materialet më të mira dhe teknologjitë më të fundit, si sistemi inovativ PlastBau, fabrika e pare ne Shqiperi per prodhimin e Plastbau, teknologji novatore, i cili siguron izolim të shkëlqyer termik dhe akustik, duke ofruar efikasitet energjetik dhe rehati maksimale për banorët. Green Coast është destinacioni i përsosur për ata që kërkojnë një jetë të mbushur me përvoja të paharrueshme, të rrethuar nga bukuria natyrore dhe rehatia moderne. Projektuar nga studio prestigjioze EEA-Emre Arolat Architecture, çdo detaj në Green Coast është një dëshmi e përsosmërisë arkitekturore dhe respektit për natyrën.

Rezidenca do të ofrojë vila dhe apartamente me pamje nga deti dhe nga mali me cilësi të lartë ndertimi, 2 pishina te perbashketa, infrastrukturë të standarteve europiane, opsione për pishine private dhe tarraca të gjelbërta, ambiente rekreative, qendra sportive ujore, SPA & Klub fitnesi, 7 hotele me 5 yje, Qendra Tregtare-Green Coast Galeria nga TEG, sherbime dhe lehtesira me dyqane, bar-restorante te markave nderkombetare, siguri dhe administrim 24 ore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurte etj.

Godina ku ndodhet apartamenti në shitje është 3-5 katshe me ashensor.

Apartament në shitje 1+1 me siperfaqe neto 61.73 m2 + 21.6 sip. perbashket (83.33 m2 bruto) + 14.58 m2 verande + 23.73 m2 sip. oborri + 21.78 m2 pishine. Eshte me orientimin lindje-jug dhe me pamje te bukur nga deti. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie, dhome gjumi, depo, tualeti dhe veranda.

Cmimi i apartamentit 267,544 + 25,000 euro parkim +  35,000 euro pishina = 327,544 euro cmimi total.

Parashikuar të mbarojë brenda vitit 2027

Detajet e Prones

Cmimi: 267,544 €
Qyteti: Vlorë
Lloji: Prona ne bregdet
Katet: 5
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 62 m2
Sip. Totale: 83 m2
Sip. Toke: 24 m2
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Referenca: INF1337

Vendodhje

Whatsapp