Rezidenca me e re turistike e pozicionuar përgjatë bregdetit mahnitës jugor në Dhermi, në një zone unike, vetem 200 M nga plazhi i mrekullueshem i Drimadhes te detit Jon. Zona ku është pozicionuar projekti ofron një vendndodhje të jashtëzakonshme me ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj bukurisë së bregdetit. Me akses të shkëlqyer me disa zona, vetëm 5 minuta me makinë nga qendra historike e Dhërmiut, 7 minuta nga tuneli i Llogarase dhe e lidhur më së miri me qytetet kryesore, me Tiranen 2 orë e 30 minuta, Vlorë 1 orë dhe –Sarandë 1 orë e 45 minuta.
Është një nga zonat me infrastrukture kyçe të transportit, duke përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, portin e Vlorës dhe Sarandës, si dhe Aeroportin e Vlorës (i planifikuar të hapet në 2025).
“Roca Maris” pervecse rezidence banimi dhe turistike do të ofrojë sherbime të ndryshme si Hoteleri dhe sherbime me siperfaqe te pergjithshme ndertimi prej 22,298 m2, zona rekreative, kënde lojrash për fëmijë, qender sportive, park natyror te nderthurura me lojra të ndryshme, ambiente shplodhese si Joga, etj. Godine multifunksionale ku do të ketë parkim nentokesor, SPA, Butik, bar-kafe-restorant & Tarrace, salle multifunksionale, club per te rinj, vije bregdetare private, siguri dhe administrim 24 ore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurte etj.
Vile individuale 1 katshe me pishine ne shitje me siperfaqe ndertimi 169 m2 + 80 m2 sip. verand e jashtme + 21 m2 pishine + 598 m2 tokë. Organizohet nga ambient ndenje i madh + ngrënie + kuzhine pak e vecuar, lavanderi, dhome gjumi + tualeti brenda, 2 dhoma gjumi të tjera dhe tualet dite me dritare. Në oborr ndodhet pishina. Ka parkim të hapur për 2 makina.
Investim 100 % i sigurtë dhe me vlerë të shtuar në kohë.
Parashikohet të mbarojë brenda vitit 2030