Pershkrimi i Prones

SeeHëna Residence është rezidenca më e re në Tirane, e vendosur në kodrën e bukur dhe mahnitëse të zonës Mjull Bathore përbri Saukut. Lidhet me rrugën kryesore "Ramazan Topoja", e cila mundeson aksesin me zonat e tjera të kryeqytetit dhe bën më të lehtë lidhjen me qendrat urbane dhe infrastruktura të tjera. Vetem 6 min. me makine nga Qendra Tregtare TEG, afersisht 15 min. me makine nga Sheshi Skenderbej. Infrastruktura rrugore e zhvilluar bën të mundur që të jetë lehtësisht e aksesueshme me autostraden Tiranë-Elbasan e cila ndodhet pak metra larg ndërtimit të këtij projekti të ri rezidencial.

Kompleksi është i integruar me natyrën, duke përdorur materiale ekologjike dhe sisteme ndërtimi që respektojnë mjedisin. Sistemet e jashtme të godinave do të realizohen me fasada termike sipas normave të eficencës energjitike me performancë të shkëlqyer kundrejt faktorëve atmosferik duke siguruar kështu temperaturën optimale të ambientit të brendshëm.

SeeHëna Residence ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe komoditetesh për banorët e saj, duke si: Qendër multifunksionale qe përfshin market, qender shendetesore, kopësht për fëmijë, bar, restorant, piceri dhe pishinë. Sisteme mbikëqyrjeje me teknologji të avancuar për sigurinë e banorëve. Hapësira të gjelbra dhe parqe për relaks dhe aktivitete të ndryshme. Mirëmbajtje 24 Orë dhe shërbime të dedikuara për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta.

Vile në shitje 2 katshe + bodrum me siperfaqe totale ndertimi 260.4 m2 + 314.1 m2 tokë. Kati 0 përbëhet nga dhoma e ndenjes, kuzhinë e vecuar + ngrënie, tualeti dhe korridori i cili ka hapësirë të madhe. Kati 1 përbëhet nga dhomë matrimoniale + garderobe + tualeti me dritare, 2 dhoma gjumi të tjera + tualetet përkatese me dritare dhe një garderobë. Kati -1 ka një ambient për palester, depo, lavanderi dhe tualeti.

Vila ka 2 vende parkimi të hapura.

Parashikuar të përfundoje brenda 2028

Detajet e Prones

Cmimi: 740,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Sip. Totale: 260 m2
Sip. Toke: 314 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 5
inf93.construction_year: 2028
Referenca: INF1477

Karakteristikat

Kopsht
Palestër

Vendodhje

Whatsapp