Shitet vilë luksoze në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës e cila karakterizohet nga komplekse rezidenciale vilash, larg zhurmës dhe kaosit urban, në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë që ofron zona. Fare pranë qendrës tregtare Tirana East Gate dhe vetem 15 minuta nga qendra e Tiranës.
Vila ndodhet në një kompleks rezidencial vilash e cila ofron siguri 24 orë, infrastrukturë, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetese në komunitet.
Vila ofron punime shumë cilësore, me sistem ngrohje-ftohje ne gjitha ambientet, oborr te gjelbëruar dhe të sistemuar shumë bukur, parkim etj. Gjithashtu ofron siguri, mbikëqyrje me CCTV, sistem alarmi, sistem mbrojtjeje nga zjarri, siguri me roje 24 orë etj.
Vilë në shitje me një sipërfaqe neto 257.37 m² ( bruto 303.70 m²) + sipërfaqe verande 57 m², e projektuar në tre kate dhe një kat bodrum.
Kati -1 është i organizuar nga një ambient teknik, lavanderi dhe një tualet.
Kati 0 i vilës ka një ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, verandë të gjelbëruar përpara vilës dhe 2 vende parkimi nga pas.
Kati 1 ka një dhomë gjumi matrimoniale me dritare+ tualet + garderobë, dhomë gjumi tjetër + dritare dhe një tualet.
Në katin 2 ka një dhomë gjumi + dritare, një tualet me dritare, dhomë tjetër që mund të përdoret sipas nevojës me dalje në ballkon ku mund të vendoset tavolinë dhe karrige.
Në çmim përfshihen dhe 2 poste parkimi.