Pershkrimi i Prones

Apartament i ri në shitje në një nga zonat më të preferuara për të jetuar, i cili ka një vendodhje strategjike pranë ish-Bllokut, Sheshit “Willson”, Parkut të Liqenit, afër me qendren e Tiranës dhe disa nga institucionet më të rëndësishme shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë.

Investimi i pallatit bëhet nga një firmë tepër serioze, me një arkitekturë shumë të mirë estetikisht. Baza e punës së tyre është cilësia e lartë në konstruksion dhe në rifiniturë. Ofron veshje me fasadë të ventiluar, e cila i siguron objektit shumë avantazhe, një ndër të cilat është ruajtja e temperaturës dhe parandalimi i lagështirës. Rrjeti i aspirimit të kuzhinave është bërë me linjë të vecantë për cdo apartament dhe sistemi i ngrohjes dhe ftohjes është me sistem multijet. Apartamentet kanë akses të vecantë nga ambientet e sherbimit.

Godina është e projektuar me shkallëzime në 3, 4, 5, 6, 7, 8 the 9 kate dhe 2 kate nëntokë. Do të ofrojë cilësi të lartë ndërtimi, ashensore, siguri 24 orë, mirëmbajtje elitare dhe shërbime të ndryshme.

Apartament në shitje 3+1 me sipërfaqe neto 174.12 m2 + 50.41 m2 verande (224.53 m2 totale), kati i 5 me orientimin veri-lindje-perendim. Organizohet nga ambient ndenje + ngrënie, kuzhine pak e vecuar, dhomë matrimonial + tualeti me dritare + garderobe, 2 dhoma gjumi tjera, tualeti me dritare dhe veranda e madhe që lidhet me gjitha ambientet.

Apartamenti është i perfunduar.

Ofrohet mundësia për të blerë vende parkimi në godine me 70,000 Euro/posti.

Detajet e Prones

Cmimi €: 770,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 3+2
Kati: 6
Katet: 9
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 174 m2
Sip. Totale: 225 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 2
inf93.construction_year: 2025
Referenca: INF1535

Vendodhje

Whatsapp