Ambient komercial + garazh për shitje, prone e vecantë me vendodhje strategjike në zemër të Ish-Bllokut, nje mundesi shumë e mirë investimi, në një nga zonat më të kërkuara dhe elitare të Tiranës, e cila njihet për jetën e gjallë urbane, densitetin e lartë të bizneseve elitare dhe të klientëve potencial. Ndodhet vetëm 5 minuta nga Kryeministria, nga qendra e Tiranës, pranë parkut kombëtar të liqenit dhe me akses të menjëhershëm me disa institucione shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare si dhe këndeve të lojrave për fëmijë.
Ambienti ka sipërfaqe të bollshme dhe është i organizuar në mënyrë funksionale, duke e bërë ideal për një sërë aktivitetesh komerciale. Prona ka dy hyrje dhe mund te ndahet në ambiente të vecanta ose 2 apartamente. Ndodhet në një godine me 1 ashensor.
Ambient komercial + garazh në shitje me siperfaqe neto 178.22 m2 pa muret, (208.42 m2 bruto) kati i 5 me orientimin lindje-jug, gjë të cilin e bën të ndricuar gjatë gjithe kohes. Është i organizuar ne 6 ambiente pune, holli në hyrje me hapsirë të konsiderueshme, një ambient kuzhine, depo, 4 tualete dhe 2 ballkone.
Falë ndarjes së brendshme, dritës natyrale dhe vendndodhjes prona është e përshtatshme për: Klinikë private (dentare, estetike, laborator analizash), zyra për kompani të ndryshme, call center, studio ligjore/noteriale, qendër trajnimesh ose edukimi, qendër estetike, etj. Ambienti mund të përshtatet edhe në apartament banimi. Shitet bosh.
Me çertifikate pronesie.
Për më shumë kontaktoni: +355696054036