Pershkrimi i Prones

“Green Valley”, është një nga rezidencat e banimit më të reja eskluzive e cila do të ofrojë vila apartamente premium, ambiente shërbimi, kënde rekreative për fëmijēt dhe oborre të gjelbëruara pozicionohet në zonën më të bukur të Tiranës, përbri Parkut të Madh të Liqenit. Ka akses të menjëhershëm tek parku i madh i liqenit, unazen e madhe dhe me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të qytetit. Projekti spikat me vendodhjen e tij unike gjë e cila të jep mundësinë të jetosh jashtë qytetit por dhe pranë tij njëkohësisht.

“Green Valley” është e konceptuar me nderthurjen e jetesës pranë qytetit dhe fare pranë gjelbërimit dhe natyrës duke ju garantuar dritë natyrale gjatë gjithë kohës dhe pamje të plotë mbi parkun e liqenit, ullishtet dhe kodrat përreth.

Rezidenca “Green Valley” do të ofrojë punime shumë cilësore ku projektet e vilave dhe te apartamenteve te mirëprojektuara do te lejojnë depërtimin e dritës natyrale dhe të shikimit, treguesit e projektit janë më të ulëtit e lejuar brenda qytetit me intensitet ndertimi vetem 0.5 dhe koeficenti i shfrytezimit të truallit është 20 %. Cilësia absolute e ndërtimit dhe standarti i çertifikuar i materialeve të përdorura, teknologjia me qasje të fortë ekologjike i cili do të garantojë termo-izolim, zë-izolim të plotë si dhe sistem ekologjik, ngrohje-ftohje të ajrit dhe të ujit, oborre private të mëdha për vilat dhe apartamentet në katin përdhe, mirëmbajtje dhe siguri maksimale 24 orë, gjelbërim, parkim i garantuar, privatësi, qetësi dhe komunitet i përzgjedhur.

Apartament me qira 2+1 me sipërfaqe neto 102.6 m2 (119 m2 bruto) + sipërfaqe parcele 275 m2, në katin 0. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë matrimoniale + garderobe + tualet me dritare, dhome gjumi, tualet dhe bace.

Në cmim përfshihet dhe një post parkimi.

Detajet e Prones

Cmimi €: Kontaktoni per cmimin
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+2
Sip. Totale: 119 m2
Sip. Toke: 275 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1659

Vendodhje

Whatsapp