Pershkrimi i Prones

“Green Valley” është një nga rezidencat e banimit më të reja eskluzive, e cila ofron vila apartamente premium, ambiente shërbimi, kënde rekreative për fëmijēt dhe oborre të gjelbëruara, pozicionohet në zonën më të bukur të Tiranës, përbri Parkut të Madh të Liqenit. Ka akses të menjëhershëm tek parku i madh i liqenit, unazen e madhe dhe me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të qytetit. Projekti spikat me vendodhjen e tij unike gjë e cila të jep mundësinë të jetosh jashtë qytetit por dhe pranë tij njëkohësisht.

“Green Valley” është e konceptuar me nderthurjen e jetesës pranë qytetit dhe fare pranë gjelbërimit dhe natyrës duke ju garantuar dritë natyrale gjatë gjithë kohës dhe pamje të plotë mbi parkun e liqenit, ullishtet dhe kodrat përreth.

Rezidenca “Green Valley” ofron punime shumë cilësore ku projektet e vilave dhe te apartamenteve te mirëprojektuara lejojnë depërtimin e dritës natyrale dhe të shikimit te lire. Treguesit e projektit janë më të ulëtit e lejuar brenda qytetit me intensitet ndertimi vetem 0.5 dhe koeficenti i shfrytezimit të truallit është 20 %. Cilësia absolute e ndërtimit dhe standarti i çertifikuar i materialeve të përdorura, teknologjia me qasje të fortë ekologjike i cili do të garantojë termo-izolim, zë-izolim të plotë si dhe sistem ekologjik, ngrohje-ftohje të ajrit dhe të ujit, oborre private të mëdha për vilat dhe apartamentet në katin përdhe, mirëmbajtje dhe siguri maksimale 24 orë, gjelbërim, parkim i garantuar, privatësi, qetësi dhe komunitet i përzgjedhur.

Vilë me qira 2 katshe + bodrum, me sipërfaqe ndërtimi 185 m2 + sipërfaqe toke 100 m2 + pishinë. Vila me arkitekturë moderne ofron këto ambiente: kati nëntokë përbëhet nga dy ambiente qe mund të përdoren sipas dëshirës dhe dhomë teknike. Kati përdhe ka dhomë ndenje me dalje në oborr dhe tavolinë ngrënie, ambient gatimi të veçuar me dritare, një dhomë që mund të përdoret për studio ose dhomë gjumi, tualet dhe verandë. Kati i parë ka 1 dhomë matrimoniale me garderobë dhe tualet, 1 dhomë për miqtë me tualet dhe 1 dhomë fëmijësh me tualet brenda.

Çmimi është neto.

Detajet e Prones

Cmimi €: 4,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Sip. Totale: 185 m2
Sip. Toke: 100 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 4
Referenca: INF1673

Karakteristikat

Kopsht
inf93.swimming_pool

Vendodhje

Whatsapp