Me një vendodhje shumë të mirë në një nga zonat më elitare dhe më të preferuara të kryeqytetit. Fare pranë qendres së Tiranes, kjo zonë gjithashtu ka akses me unazen e vogël dhe me unazen e madhe, afër me Parkun e Liqenit dhe fare pranë institucioneve shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare, etj.
Vendodhja e apartamentit ofron zona të dedikuara për këmbësor, biçikleta, ka supermarkete, shkolla, kopshte, çerdhe, bar/kafe, restorante sherbime të ndryshme etj.
Apartamenti ndodhet ne nje ndertese me ashensor, administrim shume të mire dhe komunitet të zgjedhur.
Apartamenti me qira 2+1 me një siperfaqe të bollshme prej 120 m2 pozicionohet në katin e pestë me orientimin jug-lindje. Organizohet nga ambienti i ndenjës + ambient gatimi + ngrënie bashkë, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 1 ballkon. Është i mobiluar komplet dhe me ajër të kondicionuar dhe dritaret te pajisura me grila.
Cmimi është neto.