GJIRI I LALZIT
Vilë luksoze në shitje e cila ka pamje shumë të bukur në mes të gjelberimit dhe fare pranë detit. Ndodhet te rezidenca më e re turistike, rezidenciale, zonë unike vetëm 250 m nga deti, në plazhin ranor të detit Adriatik, në një zonë të paprekur nga turizmi masiv të rrethuar nga pishat e larta dhe me një klimë që ofron 300 ditë me diell. Është vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelbërim dhe ajër të pastër, pranë freskisë së detit, vetem 40 KM nga Tirana, 35 KM nga aeroporti “Nënë Tereza” edhe 260 KM nga Prishtina.
Rezidenca turistike ofron shërbime të ndryshme, ambiente rekrekative, arkitekturë moderne, infrastrukturë të standarteve europiane, cilësi të lartë ndërtimi, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare dhe jetesë në komunitet.
Vila është projektuar e gjitha me arkitekt të dedikuar, ndërtimi është bërë nga pronari dhe nuk janë përdorur materiale nga kompania e ndërtimit. Oborri ështe i shtruar me pllaka dhe me bar tapet, është i rrethuar me gjelbërim, me pisha të larta, pemë ulliri dhe lloje të tjera, ka sistem vaditje, ndricim të jashtëm dhe sistem kamerash. Në oborr ndodhet dhe një ambient me dru dhe përdoret për kuzhinë të jashtme dhe depo. Në katin përdhe ambienti është i shtruar me pllaka cilësore nga Brunesi. Kuzhina dhe dyert e brendshme janë me material MDF cilësor Italian. Ishulli tek kuzhina dhe vendi ku ndodhet TV 75 polsh janë shtruar me pllaka shumë cilësore nga kompania Format Plus. Perdet janë të markave më të mira. Dhomat e gjumit janë te shtruara me parket druri, ka sistem ngrohje-ftohje Multisplit Mitsubishi, sistem ndriçimi me spote dhe shina. Oxhaku i drurit është i një marke shumë cilësore Franceze. Tualetet janë me lavamanë të personalizuar nga Format Plus, hidrosanitare Italiane dhe pllakat nga Brunes. Elektroshtëpiaket cilësore të markës Gjermane AEG. Kolltuqet janë të bëra me porosi. Veranda në katin e 1-rë është e gjelbëruar dhe me tendë elektrike me ndriçim dhe tavolina e jashtme është e përbërë me dru Italian.
Vilë e bashkangjitur 2 katëshe në shitje me sipërfaqe ndërtimi totale 160.2 m2 + sipërfaqe verande 17.6 m2 + sipërfaqe trualli 660 m2, me orientim veri-jug-perëndim. Kati përdhe organizohet nga ambient ndenje + gatimi + ngrënie, tualet, depo dhe verandë. Kati i 1-rë organizohet nga 3 dhoma gjumi, 1 tualet, verandë e gjelbëruar dhe lavanderi. Vila disponon dhe një pishinë me dimensione 11 me 4.5 dhe 1.4 M thellësi. Pishina është me ngrohje dhe me kripë. Ka dhe dush të jashtëm.
Ofrohen dhe 2 poste parkimi.