Pershkrimi i Prones

GJIRI I LALZIT

Shitet vilë elitare në brezin e parë, në një rezidencë të re turistike, e cila ndodhet në një zonë unike vetëm 250 m nga deti, në plazhin ranor të detit Adriatik, në një zonë të paprekur nga turizmi masiv, të rrethuar nga pishat e larta dhe me një klimë që ofron 300 ditë me diell. Një vend ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelberim dhe ajër të paster, pranë freskisë së detit, vetem 40 KM nga Tirana, 35 KM nga aeroporti “Nene Tereza” edhe 260 KM nga Prishtina.

Rezidenca ofron shërbime të ndryshme, ambiente rekrekative, arkitekturë moderne, infrastrukturë të standarteve europiane, cilësi të lartë ndërtimi, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare dhe jetesë në komunitet.

Vila ofron punime shumë cilësore e projektuar me arkitekt të dedikuar. Lartësia e viles është mbi 4 metra, dyert e larta, instalimet elektrike, hidraulike dhe sistemi ngrohje-ftohje janë të markave të fundit të një cilësie shumë të lartë. Oborri është i rrethuar me bimësi të llojeve të ndryshme, sistem vaditje, pishinë e projektuar për fëmijë dhe të rritur.

Vilë elitare në shitje 2 katëshe + bodrum + tarracë e shfrytëzueshme me sipërfaqe ndërtimi 525.4 m2 + 99 m2 verandë (574.9 m2 sip. totale) + 1205 m2 tokë + pishinë, në brezin e parë.

Bodrumi ofron një dhomë teknike dhe 2 ambiente të tjera të hapura që mund të përdoren për kinema, palestër, lojra, dhomë magazinimi etj.
Kati përdhe ofron ambient ndenje + ngrënie + oxhak funksional, kuzhina e veçuar, tualet dite, dhomë gjumi + tualet. Ambienti i ndenjes dhe dhoma e gjumit kanë dalje direkte në oborr dhe pishinë.
Kati i parë ofron dhomë matrimoniale + garderobë + tualet me dritare + ballkon, dhomë gjumi me verandë, 2 dhoma gjumi të tjera dhe 1 tualet me dritare.
Kati i dytë ofron tarracë me pamje nga deti gjatë gjithë perimetrit të vilës që është e shfrytëzueshme për ambient relaksi etj.

Vila ofron 2 vende parkimi të hapura.

Detajet e Prones

Cmimi €: Kontaktoni per cmimin
Qyteti: Durrës
Lloji: Prona ne bregdet
Katet: 2
Ashensor: Jo
Sip. Totale: 574 m2
Sip. Toke: 1205 m2
Dhomat e gjumit: 5
Tualetet: 4
Mobilimi: E pa mobiluar
Viti i ndertimit: 2025
Referenca: INF1828

Karakteristikat

Pamje nga deti
Vendndodhje
Whatsapp