GJIRI I LALZIT
Apartament 2+1 në shitje në një nga destinacionet më të reja turistike dhe rezidenciale në një zonë unike vetëm 250 m nga deti, në plazhin ranor të detit Adriatik. Ndodhet në një zonë të paprekur nga turizmi masiv të rrethuar nga pishat e larta dhe me një klimë qe ofron 300 dite me diell.
Vendodhja e kompleksit është ideale për të jetuar shendetshem, në privatesi, ne gjelberimin mes pishinave, në ajer të paster, prane freskise se detit, vetem 40 KM nga Tirana, 35 KM nga aeroporti Nene Tereza edhe 260 KM nga Prishtina.
Residenca turistike ofron shërbime, ambiente rekrekative, arkitekturë moderne, infrastrukturë të standarteve europiane, cilësi të lartë ndërtimi, me sistem interkarpet, për izolim dhe hidroizolim, për vetë ajrosjen e godinës, me fasadë të ventiluar e veshur me pllake guri, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare dhe jetesës në komunitet.
Apartamenti ka privatësi, gjelbërim dhe është i investuar shumë mirë. Ofron rifinitura shumë të mira, sistem ngrohje-ftohje etj.
Apartament 2+1 në shitje me sipërfaqe neto 82.8 m2 (bruto 88.8 m2), kati përdhe. Organizohet nga ambienti i ndenjes + ngrënie, kuzhinë, 2 dhoma gjumi dhe tualet. Disponon dhe një oborr në pjesën para apartamentit.
Shitet i mobiluar me të gjitha pajisjet.