Zyrë në shitje, e cila ndodhet tek rruga e “Kavajës”, fare pranë qendrës dhe disa akseve kryesore rrugore si “21 Dhjetori”, “Myslym Shyri”, etj, me akses të lehtë për në qendër dhe në unazë, në një nga zonat më të preferuara në Tiranës. Zona në të cilen ndodhet ka një rrjet të mirëfilltë shoqëror, tregtar dhe disa institucione shtetërore e arsimore.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Ndodhet në një godinë të re 8 dhe 11 kate me 2 kate parkim nëntokë, me ashensor dhe rifinitura shumë të mira.
Zyrë në shitje, me sipërfaqe neto 59.9 m2 (bruto 71.9 m2), kati i 2-të. Organizohet nga ambient open space dhe tualet.
Në proces hipotekimi.