Pershkrimi i Prones

Apartament 1+1 me qira, me një vendodhje shumë të mirë, mbrapa "Radio Televizionit Shqiptar" dhe pranë stadiumit “Air Albania”, afer ajrit të pastër dhe qetësisë së Parkut Kombëtar të Liqenit te Tiranës, 5 minuta nga Kryeministria, ish blloku dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë.

Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rrugë të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.

Apartamenti ndodhet në një godinë me ashensor dhe administrim shumë të mirë.

Apartament 1+1 me qira me sipërfaqe 70 m2, kati i 3-të, me orientim perëndim. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, dhomë gjumi, tualet dhe ballkon.

Jepet i mobiluar.

Çmimi është neto.

Detajet e Prones

Cmimi €: 750 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 1+1
Kati: 3
Ashensor: Po
Sip. Totale: 70 m2
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1856
Vendndodhje
Whatsapp