Apartament 2+1 në shitje, në një ndër vendodhjet e preferuara të kryeqytetit, afër me “Vasil Shanton”, stadiumin “Selman Stërmasi”, me dalje në rrugën "Sulejman Delvina" dhe në unazën e vogël, etj. Në këtë zonë ndodhet një rrjet i konsiderueshëm institucionesh arsimore, shoqërore, tregtare, etj.
Zona ofron sherbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, kende lojrash per femije, bar/kafe, restorante etj.
Apartamenti ndodhet ne nje godine banimi dhe sherbimesh 3, 5, 7, 9 dhe 11 kate me 2 kate parkimi nentoke. Objekti ofron cilësi shume te mire ndërtimi, ashensore, siguri 24 orë, mirëmbajtje dhe shërbime të ndryshme.
Apartament 2+1 në shitje me sipërfaqe neto 91.4 m2 ( bruto 105.5 m2), kati i 4-të. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualet, dhomë gjumi, tualet dite dhe ballkon.
Me çertifikatë pronësie.