Ambient për zyra me qira, i cili ka një vendodhje strategjike, te ish-blloku, 5 minuta nga Kryeministria dhe institucione të tjera të rëndësishme si dhe fare pranë qendrës së kryeqytetit. Ndodhet afër institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë, një ndër zonat e preferuara të Tiranës.
Objekti ku ndodhet zyra ofron cilësi të lartë ndërtimi, rifinitura bashkëkohore, pamje shumë të mirë, dritë natyrale, termoizolim, siguri 24 orë, ashensorë, mirëmbajtje, sherbime të ndryshme etj.
Ambienti me qira me sipërfaqe te bollshme 350 m2 + 100 m2 verande, pozicionohet në katin e katërt me orientimin jug-lindje-perendim. Organizohet nga 7 ambiente zyrash, ambient kuzhine, 3 tualete dhe veranda e madhe. Është me punime shumë të mira, i shtruar me parket, i pajisur me ajer të kondicionuar.
I përshtatshëm për zyra, call center, klinikë, qender estetike etj.
Cmimi eshte 450,000 leke