Zona ku ndodhet ambienti i biznesit për qira, është një nga zonat më elitare të kryeqytetit, shumë afër Parkut Kombëtar dhe qendrës së Tiranës. Në këtë zonë ndodhen një shumëllojshmëri baresh, restorantesh dhe lokalesh si dhe institucionet më të larta shtetërore, shoqërore dhe bankare.
Ambienti ndodhet në një ndërtesë me cilësi të mirë, me ambiente të përbashkëta të bollshme, të ndriçuara e të mirëmbajtura dhe me komunitet të përzgjedhur.
Ambient biznesi për qira, me sipërfaqe 140 m2 neto, kati i 1-rë me pamje nga ana e rrugës “Sami Frashëri” që mundëson reklamim për biznese të ndryshme. Organizohet nga 3 ambiente zyrash, korridor, 2 tualete dhe ballkoni i madh.
I përshtatshëm për biznese të ndryshme, klinika mjekësore dhe dentare, qendër estetike, show room, zyra etj.
Çmimi është neto.